booktheque

Sami Frashëri

FRASHËRI Sami (1850-1904). Rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Në literaturën e huaj është njohur me emrin Shemseddin Sami. Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në Janinë. Këtu së bashku me Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke "Zosimea" ku përveç kulturës së përgjithshme,' përvetësoi , krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine e gjuhën frënge dhe italiane. Nga mësuesit e medreseve të Janinës mësoi arabisht dhe persisht. Më 1872 u vendos në Stamboll ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të "K omitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj. Sami Frashëri drejtoi revistat e para në gjuhën shqip "Drita" dhe pastaj "Dituria" (Stamboll, 1884-85) ku shkroi një varg artikujsh. Për nevojat e shkollës shqipe hartoi librat "Abetare e gjuhës shqipe" (1886), "Shkronjtore e gjuhës shqipe" (gramatika, 1886) dhe "Dheshkronjë" (Gjeografia, 1888) në gjuhën shqipe. E këtij mendimtari të shquar patriot demokrat iluminist është "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet", bot

Books

Co-authored books and collections

Books that list Sami Frashëri among their authors but not as the lead author: co-written works, collections and compilations.